Gözde Bayar
16 Mars 2021•Përditësim: 16 Mars 2021
Forcat speciale nigeriane eliminuan 41 luftëtarë të Boko Haram-it në shtetin verilindor Borno, raporton Anadolu Agency (AA).
Mohammed Yerima, zëdhënës i Ushtrisë Nigeriane, në një deklaratë tha se operacioni antiterrorist u krye në fshatrat Gulwa dhe Musuri në zonën e qeverisë lokale Gamboru Ngala.
Ushtria gjithashtu rikuperoi armë të sofistikuar dhe shpëtoi 60 gra dhe fëmijë që mbaheshin nga terroristët, tha ai.
Ai shtoi se katër ushtarë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë operacionit.
Boko Haram nisi kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë përhapi mizoritë e saj në Niger, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar kundërpërgjigje ushtarake.