Burak Dağ
28 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Forcat nigeriane kanë shpëtuar 132 njerëz të rrëmbyer nga bandat e armatosura në shtetin Akwa Ibom, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë, Imohimi Edgal, u tha përfaqësuesve të mediave se operacionet u kryen kundër bandave të armatosura në pjesë të ndryshme të shtetit.
Edgal vuri në dukje se gratë dhe fëmijët janë marrë peng nga bandat.
Ai shtoi se të paktën 13 anëtarë të bandave u kapën në operacione dhe gjithashtu u sekuestrua një sasi e konsiderueshme municionesh.