Adam Abu-bashal
08 tetor 2021•Përditësim: 08 tetor 2021
Forcat nigeriane neutralizuan 87 pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram në operacionet në verilindje të vendit, njoftuan të enjten mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raporteve, operacionet kundër organizatës terroriste janë kryer në pellgun e Liqenit të Çadit.
Në operacionet e fundit, shumë anëtarë të organizatës u arratisën të plagosur.
Pavarësisht operacioneve të tilla që janë kryer vitet e fundit, organizata ende paraqet problem serioz të sigurisë në Nigeri, vendi më i populluar i Afrikës.
Më shumë se 20 mijë njerëz janë vrarë në akte masive të dhunës të kryera nga Boko Haram që nga viti 2009.
Që nga viti 2015, organizata ka kryer sulme në Kamerunin fqinj, Çad dhe Niger.
Të paktën 2.000 persona janë vrarë në sulmet e saj në pellgun e Liqenit të Çadit.
Qindra mijëra njerëz në vend janë detyruar të emigrojnë për shkak të sulmeve terroriste dhe konflikteve.