Aness Suheil Barghoti
12 Mars 2019•Përditësim: 12 Mars 2019
Një palestinez sot është qëlluar dhe vrarë nga forcat izraelite pas një sulmi të pretenduar me thikë në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha ushtria izraelite në një njoftim, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas ushtrisë, i dyshuari u plagos pasi u dyshua se po përpiqej të sulmonte me thikë një ushtar izraelit pranë vendbanimit hebre Kiryat Arba në qytetin Hebron (Al-Khalil) të Bregun Perëndimor të pushtuar.
"Nuk ka pasur asnjë të lënduar në mesin e ushtarëve", thuhet në njoftimin e ushtrisë izraelite.
Në një deklaratë të mëvonshme, ushtria e Izraelit identifikoi palestinezin e vrarë si Yasser Fawzi Shawki nga El-Khalil.
Dëshmitarët, ndërkohë, raportuan se ushtarët e nxorën të dyshuarin në një ndërtesë aty pranë menjëherë pas incidentit.