Forcat izraelite bastisin Universitetin e Kudsit
Forcat e Izraelit, të cilat shkaktuan dëme në disa zyra gjatë bastisjes, konfiskuan regjistrimet e kamerave të sigurisë të universitetit

Kuds
KUDS (AA) - Forcat izraelite bastisën Universitetin e Kudsit në lindje të qytetit të pushtuar, njoftoi media palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediumeve, forcat izraelite hynë në kampusin e universitetit në Abu Dis në Kudsin Lindor të pushtuar dhe bënë kërkime në disa fakultete.
Forcat e Izraelit, të cilat shkaktuan dëme në disa zyra gjatë bastisjes, konfiskuan regjistrimet e kamerave të sigurisë të universitetit.
Gjersa forcat përdorën plumba plastike dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë studentët që reaguan ndaj bastisjes, shumë studentë u dëmtuan nga gazi.
Rreth gjashtë hebrenj u plagosën si pasojë hapjes zjarr nga një automjet në lëvizje pranë vendbanimit hebre Ofra në Bregun Perëndimor të pushtuar të dielën në mbrëmje.
Forcat izraelite, të cilat i shtuan sulmet e tyre në Bregun Perëndimor pas këtij incidenti, gjithashtu arrestuan një numër të madh palestinezësh.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.