Qays Abu Samra,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
26 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
JERUSALEM/RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 13 persona në Bregun Perëndimor, në mesin e të cilëve gjendej edhe njëri nga figurat e spikatura të lëvizjes Iniciativa Kombëtare Palestineze, Salah el-Havaxha, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se 13 palestinezë janë burgosur në pika të ndryshme në Bregun Perëndimor. Siç thuhet në deklaratë, dhjetë nga këta persona kanë marrë pjesë në aktivitete terroriste.
Më tej u tha se në mesin e të arrestuarve gjendeshin edhe pjesëtarë të Hamasit.
Ndërkaq, përmes një deklarate të publikuar për media, Sekretari i Përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze Mustafa el-Berguthi ka potencuar se forcat izraelite kanë arrestuar njërin nga figurat e spikatura të lëvizjes dhe rezistuesin popullor Havaxha në shtëpinë e tij në Ramallah.