Esat Fırat
01 Nëntor 2021•Përditësim: 02 Nëntor 2021
Forcat izraelite kanë arrestuar nëntë palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjencia zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite bastisën pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, duke arrestuar nëntë persona.
Agjencia palestineze tha se ushtarët izraelitë ndaluan dhjetëra të rinj palestinezë gjatë bastisjeve në qytezën Naalayn të Ramallahut dhe i kërcënuan me burgim nëse i vazhdojnë demonstratat kundër vendbanimeve kolone hebreje.
Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, arrestojnë palestinezët me akuza të ndryshme.
Pas arrestimeve, që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, disa palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë me radhë.