Bota

Forcat izraelite arrestojnë 18 palestinezë në Bregun Perëndimor

Gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor u arrestuan 18 palestinezë

Esat Fırat  | 20.10.2021 - Përdıtësım : 20.10.2021
Forcat izraelite arrestojnë 18 palestinezë në Bregun Perëndimor

Kuds

Ushtarët izraelitë ndaluan 18 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtarët izraelitë bastisën pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Gjatë bastisjeve u arrestuan 18 palestinezë, përfshirë 2 vëllezër.

Forcat izraelite, të cilat shpesh bastisin shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezët për akuza të ndryshme.

Disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në qendrat e paraburgimit për ditë me radhë pas ndalimeve që janë bërë të zakonshme në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın