Qays Abu Samra,Ayşe Sümeyra Aydoğdu,Eshat Fırat
03 Nëntor 2016•Përditësim: 03 Nëntor 2016
RAMALLAH (AA) - Forcat izraelite kanë arrestuar 8 anëtarët e një familjeje në kampin e refugjatëve El-Emari në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, kryetari i Komitetit të Shërbimeve në Kampin Emari në qytetin Ramallah, Taha el-Bis, ka thënë se forcat izraelite kanë bastisur kampin këtë mëngjes dhe kanë rrethuar shtëpinë ku jetonte palestinezi Zuhdi Zejb me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Bis ka thënë se 8 anëtarët e familjes janë arrestuar dhe dërguar në një vend të panjohur. Ndërkohë ende nuk ka informacione për shkakun e arrestimit.
Duke theksuar se fëmijët kanë kundërshtuar forcat izraelite me gurë dhe shkopinj duke i penguar ata të hyjnë në kamp, Bis ka thënë se ushtarët izraelitë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba të vërtet për shpërndarjen e tyre. Disa të rinj ka thënë ai kanë kaluar rrezikshmëri mbytjeje për shkak të gazit lotsjellës.
Edhe 23 palestinezë të tjerë të arrestuar
Nga ana tjetër forcat izraelite këtë mëngjes kanë organizuar bastisje edhe në disa adresa të tjera në Bregun Perëndimor.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite, thuhet se nga bastisjet e sotme të paktën 23 persona janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në aktivitetet e dhunshme. Në deklaratë pretendohet se gjatë bastisjes janë sekuestruar një sasi e madhe armatimi dhe municioni.
Forcat izraelite kryejnë çdo ditë mësymje ndaj palestinezëve. Sipas zyrtarëve palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen të paktën 7 mijë palestinezë.