Forcat izraelite arrestojnë 23 palestinezë
Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme

Kuds
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 23 palestinezë në rajonet e ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, forcat izraelite mbrëmë vonë kanë bastisur disa rajone në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor.
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar dy persona në Kudsin Lindor, si dhe 21 në Bregun Perëndimor me pretendime të ndryshme.
Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.
Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 5.000 palestinezë, përfshirë 220 fëmijë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.