Mahmoud Barakat
21 Nëntor 2017•Përditësim: 21 Nëntor 2017
NINEVEH (AA) – Forcat irakiane të martën zbuluan një varr masiv në Irakun verior, bëri të ditur një oficer ushtarak irakian, raporton Anadolu Agency (AA).
"Varri përmban mbetje mortore të 73 civilëve" të vrarë nga militantët e DEASH-it në Sinjar, në perëndim të Mosulit, tha për AA, kapiteni Jamal al-Daoudi.
Ai tha se viktimat përfshijnë gjashtë fëmijë, 23 gra dhe 13 të moshuar. “Viktimat janë Jezidë, të cilët janë vrarë nga DEASH-i pasi grupi terrorist mori Sinjarin", tha al-Daoudi.
Sinjari është atedhu tradicional i Jezidëve, një bashkësi etno-fetare kurde që mbizotëron në provincën Ninive të Irakut verior.
Në gusht, kryeministri irakian Haidar al-Abadi njoftoi çlirimin e krahinës së Nineveh nga grupi terrorist DEASH pas një fushate ushtarake nëntë mujore.