İdris Okuducu
11 Nëntor 2016•Përditësim: 11 Nëntor 2016
ERBİL (AA) - Ushtria irakiane edhe pse ka 9 ditë që ka hyrë në disa pjesë të qytetit Mosul, ende nuk mund të përparojë në luftën e zhvilluar në rrugët e qytetit, për shkak të pranisë së civilëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat irakiane antiterror, të cilat njihen ndryshe si 'forcat e arta' edhe pse kanë hyrë në disa lagje të cilat ndodhen me pak se një kilometër nga qendra e Mosulit, ende nuk kanë mundur të përparojnë për shkak të luftimeve të ashpra dhe pranisë së civilëve.
"Kjo luftë nuk do të jetë e lehtë"
Zbulimi i disa tuneleve pas marrjes nën kontroll të Bashika-s vuri edhe njëherë në dukje se DEASH-i ka krijuar hapësira nën tokë vetes për të lëvizur më lehtë dhe për ti ikur avionëve të koalicionit ndërkombëtarë.
Përfaqësuesi për Mosulin pranë Partisë Demokratike të Kurdistanit, (KDP), Said Memozini thotë se DAESH përdor tunelet për ti shpëtuar koalicionit edhe në qytetin e Mosulit.
Duke theksuar se marrja e Mosulit të ketë një kosto të lartë, Memozini thotë: "Kjo luftë nuk do të jetë e lehtë. Mosuli është qytet i madh. DEASH-i ka shumë kamikazë të cilët do ti përdorë në një kohë të përshtatshme."