Bota

Forcat e koalicionit arab rrëzuan dronin e tretë të Huthive brenda 24 orëve

Zëdhënësi i koalicionit Turki al-Maliki tha se droni, i cili u lëshua nga Huthit e Jemenit në qytetin Khamis Mushait në jug të vendit, u rrëzua nga forcat e koalicionit të përbashkët

Hamdi Yıldız  | 18.02.2021 - Përdıtësım : 18.02.2021
Forcat e koalicionit arab rrëzuan dronin e tretë të Huthive brenda 24 orëve Foto: AA/Arhiv

Jemen

Në 24 orët e fundit forcat e koalicionit kanë shkatërruar dronin e tretë të armatosur të Huthive të cilët e lëshuan në jug të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i koalicionit Turki al-Maliki për agjencinë e lajmeve SPA të Arabisë Saudite tha se droni, i cili u lëshua nga Huthit e Jemenit në qytetin Khamis Mushait në jug të vendit, u rrëzua nga forcat e koalicionit të përbashkët.

Ai tha se sulmet e qëllimshme dhe sistematike të Huthive që synojnë civilët në fjalë janë një krim lufte. Maliki nuk dha ndonjë informacion se nga cila pjesë e Jemenit u lëshua droni i armatosur.

Forcat e koalicionit dje njoftuan se kanë rrëzuar edhe dy dronë tjerë të Huthive.

Kohët e fundit Huthit kanë shënjestruar pjesë të vendit duke përdorur dronë pa pilotë të mbushur me bomba, si dhe raketa balistike me rreze të mesme dhe të gjata, të cilat shpesh janë neutralizuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Arabisë Saudite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın