Forcat Ajrore të Indisë përforcohen me Apache të SHBA-së
India do të marrë gjithsej 22 helikopterë Apache nga kompania Boeing e SHBA-së, të lidhur në bazë të një marrëveshjeje milarda dollarëshe në vitin 2015

Ankara
Forcave Ajrore të Indisë u përforcuan sot me 8 helikopterë sulmues të prodhuara në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Apache AH-64E, një nga helikopterët më të avancuar luftarakë shumë dimensional u dërguan në stacionin ajror Pathankot, njoftoi agjencia e lajmeve "Press Trust of India".
India ka planifikuar të marrë gjithsej 22 helikopterë Apache nga kompania amerikane Boeing Ltd pasi Forcat Ajrore Indiane nënshkruan një kontratë miliarda dollarëshe me Qeverinë e SHBA-së në shtator të vitit 2015.
Katër helikopterët e parët nga 22 iu dorëzuan Forcave Ajrore Indiane më 27 korrik, ndërkaq pjesa tjetër e helikopterëve pritet të dorëzohen deri në vitin 2020.
Shefi i Forcave Ajrore Indiane, mareshali BS Dhanoa në ceremoninë e pranimit tha se: "Këta janë një nga helikopterët më të ashpër sulmues në botë që janë të aftë të kryejë shumë misione. Sot me pranimin e Apache AH-64E, Forca Ajrore Indiane ka përmirësuar inventarin e saj në gjeneratën e fundit të helikopterëve sulmues".
India tani është bërë vendi i 16-të në botë që posedon helikopterët sulmes Apache.