Bota

Fjalimet e Adolf Hitlerit shiten në një ankand në Mynih

Shtëpia e ankandit mbrojti shitjen e dorëshkrimeve, të gjitha të shkruara para Luftës së Dytë Botërore, duke e arsyetur se janë me rëndësi historike dhe se janë ruajtur në muze

Ekip   | 23.10.2020
Fjalimet e Adolf Hitlerit shiten në një ankand në Mynih

Berlin

Dorëshkrimet e diktatorit nazist Adolf Hitler sot janë shitur në ankand në Mynih, pavarësisht shqetësimeve nga grupet hebreje se mund të inkurajojë neo-nazistët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e ankandit "Hermann Historica" mbrojti shitjen e dorëshkrimeve, të gjitha të shkruara para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, duke e arsyetur se janë me rëndësi historike dhe se janë ruajtur në muze.

Të gjitha fjalimet u janë shitur ofruesve anonimë për një shumë më tepër se çmimet fillestare.

Dorëshkrimet e Hitlerit prej 9 faqeve, në të cilat ka ekspozuar fjalimin e tij për oficerët e rinj ushtarakë në Berlin në vitin 1939, afër 8 muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, arriti çmimin më të lartë prej 34 mijë eurosh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın