Emel Öz Gözellik
02 Prill 2018•Përditësim: 02 Prill 2018
SUVA (AA) – Një tërmet prej 6.1 ballësh sipas Rihterit ka goditur shtetin në Paqësor, Fixhi, raporton Anadolu Agency (AA).
Enti Gjeologjik Amerikan (USGS) bëri të ditur se tërmeti është regjistruar në jug të ishullit, në një thellësi prej 83.5 kilometra.
Nuk është dhënë një alarm për cunami, ndërkohë që akoma nuk ka raportime për dëme dhe viktima eventuale.