Admir Fazlagikj
11 Tetor 2016•Përditësim: 11 Tetor 2016
SHKUP (АА) - Në organizim të partisë më të madhe opozitare Lidhjes Socialdemokate të Maqedonisë (LSDM) dhe nga disa shoqata qytetare në Shkup filloi marshi qytetar në të cilin u mblodhën qytetarë nga më shumë qytete të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Organizatorët paraprakisht njoftuan se ky marsh mbahet në nder të festimit të 11 tetorit - Ditës së kryengritjes popullore dhe luftës antifashiste.
Të bashkuar nën moton "Lufta vazhdon - Zëri fiton! qytetarët marshin e filluan përpara ndërtesës së Prokurorisë Publike Speciale (PSP) prej ku do të nis marshi ndërsa do të përfundojë përpara Parlamentit, ku është paralajmëruar fjalim i përfaqësuesve të Lidhjes së luftëtarëve të Maqedonisë, aktivistëve qytetarë dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.