Bota

Filipinet deportojnë mbi 300 kinezë për mashtrime

Byroja e Emigracionit tha se ka deportuar 312 shtetas kinezë që dyshohet se janë pjesë e një skeme të mashtrimit të investimeve telekomunikuese

Riyaz ul Khaliq  | 14.11.2019 - Përdıtësım : 15.11.2019
Filipinet deportojnë mbi 300 kinezë për mashtrime

Ankara

Autoritetet e emigracionit në Filipine dëbuan më shumë se 300 shtetas kinezë për të cilët raportohet se janë përfshirë në mashtrime të telekomunikacionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Byroja e Emigracionit (BI) tha se ka deportuar 312 shtetas kinezë që dyshohet se janë pjesë e një skeme të mashtrimit të investimeve telekomunikuese, bëri të ditur agjencia zyrtare e lajmeve të Filipineve.

Shefi i Inteligjencës së BI, Fortunato Manahan Jr. e quajti këtë operacion një sukses pas zbatimit të dëbimit masiv, thuhet në raport.

"Ata do të deportohen sot (e enjte) dhe ne jemi shumë mirënjohës për NCRPO (Zyra e Policisë së Rajonit Kombëtar të Kryeqytetit) që na ndihmoi në këtë operacion", u citua Manahan nga agjencia e lajmeve.

Në mesin e 312 shtetasve kinezë, 21 thuhet se janë të mitur të cilët janë dorëzuar në ambasadën kineze.

Sipas faqes së internetit të CNN Philippines, grupi i parë i 312 shtetasve kinezë tashmë janë larguar nga Filipinet me një fluturim të autorizuar të Kinës Lindore. "Grupet e radhës do të largohen nga vendi sot në mbrëmje", shtoi ai.

Të dëbuarit janë midis 512 punëtorëve të jashtëligjshëm të arrestuar nga autoritetet filipinase më 9 tetor dhe më pas u deportuan.

Të deportuarit përfshijnë shtetas nga Mianmari, Malajzia, Vietnami, Tajvani dhe Indonezia.

E përditshmja japoneze "Mainichi" raportoi se një grup prej 36 personave japonezë u arrestuan në Manila për një mashtrim të dyshuar telefonik.

Në disa bastisje që nga fillimi i vitit 2019, Byroja e Emigracionit në Filipine ka arrestuar rreth 1.400 punëtorë të huaj të dokumentuar në mënyrë jo të duhur, kryesisht shtetas kinezë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın