Ekip
23 mars 2017•Përditësim: 23 mars 2017
ZAMBOANGA (AA) – Ushtria e Filipineve ka shpëtuar dy nga pesë marinarët malajzian të cilët vitin e kaluar u rrëmbyen nga një grup i lidhur me DEASH-in, bëhet e ditur të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga komanda e forcave të armatosura të Mindanaos perëndimore u konfirmua se pengjet janë shpëtuar në mëngjes në ujërat e provincës ishullore Sulu ku ndodhet fortesa e grupit Abu Sayyaf.
"Ata u shpëtuan pas rrëmbimit tetë muajsh në një operacion ushtarak të kryer nga njësitë e kombinuara të marinsave filipinase", tha kapitenja Jo-Ann Petinglay, zëdhënëse e komandës.