Büşra Selvi Öğütcen
28 Qershor 2017•Përditësim: 29 Qershor 2017
MANILA (AA) – Në Filipine, në qytetin Marawi të shtetit Mindanao, i cili ndodhet nën rrethimin e organizatës Maute, janë gjetur 17 kufoma, raporton Anadolu Agency (AA).
Politikani i Filipineve Zia Alonto Adiong bëri të ditur se ushtria ka rikthyer fshatin Gadungan të Marawit nga militantët e Mautes. Adiong tha se në një lëndinë janë gjetur kufomat e 17 banorëve të një fshati.
Ndërkaq edhe zëdhënësi i ushtrisë, Restituto Padilla, konfirmoi se në fshat janë gjetur 17 kufoma dhe se do të bëhet identifikimi i tyre.
Padilla tha se vlerësimi i asaj nëse janë këto kufoma të civilëve, do të bëhet vetëm pas përcaktimit të identitetit të tyre.
Në përleshjet në Marawi që nga 15 qershori e deri më tani kanë humbur jetën 29 civilë dhe 71 ushtarë, kurse edhe rreth 300 militantë janë vrarë.
Organizata Maute e cila po realizon sulme me bombë dhe grabitje në këtë vend ishte themeluar nga Abdullah Maute dhe vëllau i tij Omeri në vitin 2012. Muate në vitin 215 kishte shpallur ndërlidhjen e saj me DEASH-in.