Ekip
25 Korrik 2018•Përditësim: 25 Korrik 2018
ZAMBOANGA CITY (AA) – Të paktën 300 shtëpi janë djegur në zjarrin që shpërtheu në qytetin Jolo, qendra administrative e provincës filipinase Sulu, raporton Anadolu Agency (AA).
Zjarri shpërtheu në lagjen Walled City, ndërsa për shkak të erës së fuqishme shpejtë u përhap edhe në lagjen fqinje Bus-bus.
Qeveria e provincës Sulu, popullatën e së cilës e përbëjnë muslimanët, shpalli shkallën më të lartë të gatishmërisë për rajonet e rrezikuara.
“Zjarri përfshiu një zonë të dendur dhe qindra shtëpi u shndërruan në hi. Njëkohësisht, zjarr shpërtheu edhe në fshatin Lambayog. Shërbimet zjarrfikëse pas betejës disaorëshe e vënë nën kontroll zjarrin i cili pa shtëpi la më shumë se 1.000 familje”, tha nëpunësi i zyres së guvernatorit të provincës Sulu, Sonny Abing.
Sipas informacioneve të para, janë lënduar së paku katër persona.