Saadet Firdevs Aparı
19 dhjetor 2022•Përditësim: 19 dhjetor 2022
Në vitin 2020, Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së (FBI) mbajti përgjegjës drejtuesit e Twitter-it për dështimin e raportimit adekuat të "propagandës shtetërore" (të bërë nga jashtë SHBA-së) dhe kërkoi përgjigje me shkrim për praktikat e sigurisë së kompanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Matt Taibbi, i njohur si gazetar i pavarur për postimet në llogarinë e tij në Twitter tha se FBI i bëri pyetje intensive Twitter-it se nuk raportoi në mënyrë adekuate për "propagandën shtetërore" (të bërë nga jashtë SHBA-së).
"Në korrik 2020, agjenti i FBI-së, Elvis Chan nga San Francisko i tha (ish-drejtorit) të Twitter-it, Yoel Roth, të priste pyetjet me shkrim nga Task Forca e Ndikimit të Jashtëm (FITF), njësia e Kërcënimeve Kibernetike të FBI-së", shkroi Taibbi.
Thuhet se në një brifing në vitin 2020, Twitter shprehu shqetësimin duke thënë se janë të pakënaqur nga FBI-ja.
Sipas Taibbi-t, FBI-ja më pas i kërkoi Twitter-it të zbulonte se si ka arritur në përfundimin se propaganda e qeverisë së huaj nuk ishte shumë aktive dhe i dërgoi Twitter-it një listë për të vërtetuar se kërcënimet e jashtme ishin të përhapura, duke pritur një përgjigje me shkrim.
Ndërsa ish-menaxheri i Twitter-it, Roth ishte i pakënaqur nga kërkesa e FBI-së për përgjigjen me shkrim, FBI këmbënguli se kërkesat nga platforma e mediave sociale janë procedurë normale.
Taibbi njoftoi se më shumë zbulime të lidhura me Twitter-in para Elon Musk-ut po vijnë përmes raporteve të vazhdueshme të "Twitter Files".
- Zbulohet komunikimi mes Twitter-it dhe FBI-së
Postimet e mëparshme të Taibbi-t, të cilat zbuluan bisedimet rreth censurës midis ish-administratës së Twitter-it dhe FBI-së, treguan se kishte komunikim midis një zyrtari të lartë të kompanisë dhe FBI-së për të censuruar postimet në platformën e mediave sociale.
Theksohet se ky komunikim mbulonte më shumë se 150 e-maile midis një menaxheri të lartë të Twitter-it dhe FBI-së midis periudhës janar 2020 dhe nëntorit 2022. Raportohet se FBI kishte përgatitur një listë llogarish që shkelnin kushtet e shërbimit të Twitter-it.