Rahmi Gündüz
12 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
PARIS (AA) – Familjet e viktimave në sulmet terroriste të Parisit më 13 nëntor të 2015-ës, kanë deklaruar se do të padisin qeverinë me akuzën e "neglizhencës", raporton Anadolu Agency (AA).
Pas publikimit të plotë të raportit nga ana e komisionit hetimor parlamentar, avokatja e 17 personave të cilët humbën jetën në këto sulme, Samia Maktouf, ka pohuar se do të çojë në gjykatë çështjen. Ajo akuzon qeverinë se ka qenë e pasuksesshme në parandalimin e sulmeve terroriste.