Bota

Falimenton kompania amerikane "Pier 1 Imports"

Kompania, e cila tashmë ishte në procesin e mbylljes së 450 dyqaneve, po ashtu bëri të ditur se ka miratimin e huadhënësve të saj për shitjen e kompanisë

Vakkas Doğantekin   | 18.02.2020
Falimenton kompania amerikane "Pier 1 Imports"

Ankara

Ndërmarrja amerikane e orendive shtëpiake dhe dekoreve "Pier 1 Imports", e cila ka rreth 1.000 dyqane në SHBA dhe Kanada ka paraqitur falimentimin pas problemeve financiare ndër vite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania, e cila tashmë ishte në procesin e mbylljes së 450 dyqaneve, po ashtu bëri të ditur se ka miratimin e huadhënësve të saj për shitjen e kompanisë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë dhe i financave, Robert Riesbeck, tha se vendimi për të paraqitur mbrojtje falimentimi do t'i japë kompanisë më shumë "kohë dhe fleksibilitet financiar" për të çuar kompaninë "Pier 1 Imports" deri në shitje.

Kompania tha se do të fillojë procedurat e falimentimit edhe në Kanada.

Shitësi me pakicë me qendër në SHBA ka vuajtur gjithnjë e më shumë nga efektet negative të rritjes së tregtisë elektronike. Më herët, zinxhiri i supermarketeve "Walmart", po ashtu njoftoi se do të ul kostot e kompanisë duke mbyllur qindra dyqane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın