Ahmet Gençtürk
28 Mars 2021•Përditësim: 29 Mars 2021
Facebook njoftoi se ka pezulluar llogarinë e udhëheqësit të Venezuelës për 30 ditë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nicolas Maduro shkeli politikat e platformës së medias sociale duke promovuar dezinformata në lidhje me një ilaç të quajtur Carvatinir, të cilin ai pretendoi se shëron koronavirusin, tha rrjeti social.
Facebook pezulloi llogarinë dhe hoqi videon që ishte postuar nga Maduro.