Ekip
31 Dhjetor 2015•Përditësim: 31 Dhjetor 2015
STOKHOLM (AA) - Kompania e naftës BP tha se ka evakuuar 150 persona nga platforma e naftës në Detin e Veriut për shkak të maunes e cila lundronte pa kontroll në detin e trazuar drejt platformës së naftës Valhal, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i kompanisë, Jan-Erik Geirmo të enjten në mëngjes tha se të gjithë të evakuuarit janë dërguar në platforma tjera të naftës si masë paraprake, dhe se 85 persona kanë mbetur në platformën e naftës Valhal.