Tufan Aktaş
07 Shtator 2017•Përditësim: 08 Shtator 2017
ADDIS ABABA (AA) - Popullata në Etiopi, shtet në Afrikën Lindore, i cili ka kalendarin unik të saj përgatitet që të hyjë në "vitin 2010", shkruan Anadolu Agency (AA).
Në çarshitë dhe pazaret e kryeqytetit Addis Ababa ka një lëvizhmëri për vitin e ri që do të festohet më 11 shtator.
Kishat, restorantet, hotelet dhe qendrat argëtuese janë dekoruar për vitin e ri, ndërsa në qendrën Meskel të kryeqytetit u organizua një panair me produkte të lira nga shumë rajone të botës.
Në këtë shtet dita e hënë, 11 shtatori është shpallur festë zyrtare. Kalendari i Etiopisë, ose me termin e vjetër Kalendari Habeshe, llogaritet edhe si kalendar fetar nga të krishterët etiopianë.
Kalendari i Etiopisë është i bazuar në diell, ndërsa e ndjek kalendarin gregorian me 7 vjet e 8 muaj dhe 11 ditë.
Ky kalendar ka ngjashmëri me kalendarin e krishterëve koptik të Egjiptit, ndërsa në të gjenden 12 muaj nga 30 ditë si dhe muaji i 13-të me nga 5 ose 6 ditë të shtuara (epagomenale).
Sipas këtij kalendarit, viti i ri festohet çdo vit më 11 ose 12 shtator. Ky vend do të hyjë në vitin 2010 natën që e lidh të dielën me të hënën.
Në Etiopi ku përdoret kalendari unik gjithashtu është në përdorim të sistemit të ndryshëm të orës, ku dita përbëhet prej dy pjesëve nga 12 orë. Pjesa e parë prej 12 orëve fillon në mëngjes në ora 06.00 ndërsa pjesa e dytë në ora 18.00.
6.037 të dënuar, të amnistuar për vitin e ri
Ndërkohë, çdo vit të ri në Etiopi kryetarët e disa rajoneve ose presidenti i vendit shpall amnisti për të burgosurit.
Deri më tani janë amnistuar gjithsej 6.037 të burgosur, 1.981 në rajonin Amhara, 957 në Tigray, 3.099 në rajonin Kombet, nacionalitetet dhe popujt jugor.
Pritet që ky numër të rritet deri në prag të vitit të ri.