Addis Getachew Tadesse
04 Tetor 2018•Përditësim: 04 Tetor 2018
ADDIS ABABA (AA) - Gjatë një shkëmbimi të zjarrit mëngjesin e sotëm u vranë tre policë federalë në qendrën e kryeqytetit të Etiopisë, Addis Ababa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidenti ndodhi në zonën Wollo Sefer të Addisa Ababa-s kur një oficer policie i dehur hapi zjarr dhe vrau dy kolegë.
Mediat lokale raportojnë se një një ekip i policisë, i angazhuar për të vënë në kontroll situatën në zonë e ekzekutoi sulmuesin.
“Sulmuesi i dyshuar është një i diplomuar i ri dhe u bashkua me forcat e Policisë Federale vitin e kaluar”, tha për AA një polic në kushte anonimiteti.
Pas incidentit, rruga është operacionale pas disa orë mbylljeje.