Ekip
31 Gusht 2021•Përditësim: 31 Gusht 2021
Fronti Nacionalçlirimtar Tigray (TPLF) ka dëmtuar pjesërisht ose plotësisht rreth 7.000 shkolla në Etiopinë veriore, tha një zyrtar i lartë qeveritar, raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra institucione arsimore në shtetet Tigray, Amhara dhe Afar janë dëmtuar nga luftëtarët e TPLF-së, tha ministri i Arsimit, Getahun Mekuria.
Meqenëse qeveria etiopiane shpalli një armëpushim të njëanshëm më 29 qershor dhe tërhoqi trupat nga rajoni Tigray, TPLF ka hyrë në shumë zona në shtetet fqinje Amhara dhe Afar.
"Vetëm muajin e fundit, TPLF ka shkatërruar 455 shkolla për rreth 88.000 nxënës. Rreth 140 shkolla dhe dy fakultete po ashtu u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht", tha Getahun, duke shtuar:
Qeveria etiopiane dhe TPLF, të cilat qeverisën Etiopinë për 27 vjet deri në vitin 2018, kanë qenë në konflikt që nga nëntori i vitit të kaluar.
Sipas vlerësimeve zyrtare, më shumë se dy milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Etiopi, ndërsa dhjetëra mijëra kanë ikur në Sudanin fqinj.