Bota

Erdoğan takon presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për median në Qendrën e Kongresit IFEMA në të cilën mbahet Samiti i NATO-s

Zafer Fatih Beyaz  | 29.06.2022 - Përdıtësım : 29.06.2022
Erdoğan takon presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel

Ankara

Presidenti i Türkiye-s (Turqisë), Recep Tayyip Erdoğan priti në një takim presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për median në Qendrën e Kongresit IFEMA në të cilën mbahet Samiti i NATO-s.

Në takim të pranishëm ishin ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, kreu i Drejtorisë për Komunikime të Presidencës, Fahrettin Altun, kreu i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Türkiye-s (MIT), Hakan Fidan dhe deputeti i Partisë AK për qytetin Rize dhe kryetar i Grupit turk të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Osman Aşkın Bak.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.