Ferdi Türkten
24 shtator 2019•Përditësim: 24 shtator 2019
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në New Yorku është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbledhja e rregullt vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së fillon sot, ndërsa me këtë rast në New York udhëtuan krerët e shumë shteteve, përfshirë edhe presidentin turk Erdoğan.
Mbrëmë vonë në selinë e OKB-së, Erdoğan u takua me shefen e qeverisë gjermane Angela Merkel, ndërsa takimi është mbajtur me dyer të mbyllura.
Rëndësia e takimit ilustrohet më së miri nga fakti se Erdoğan dhe Merkel kishin shumë anëtarë të kabinetit në delegacion.
Në delegacionin e presidentit Erdoğan morën pjesë ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ministri turk i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum, ministri i Financave dhe Thesarit Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekcan, Shefi i Komitetit të Punëve të Jashtme Volkan Bozkir, Shefi i Zyrës për Punë të Jashtme komunikime në zyrën e presidentit turk Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i kabinetit Ibrahim Kalın.