Diyar Güldoğan
10 Shtator 2023•Përditësim: 11 Shtator 2023
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua sot në Indi me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton Anadolu.
Takimi i mbyllur mes Erdoğan dhe Michel u mbajt në margjinat e Samitit të G20 në kryeqytetin e Indisë, New Delhi.
Türkiye aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 1987 dhe vendi ka qenë kandidat që nga viti 1999.
Negociatat për anëtarësimin e plotë filluan në tetor të vitit 2005, por kanë ngecur në vitet e fundit për shkak të pengesave politike të vendosura nga disa vende.