Mohamad Misto,Selen Temizer
01 prill 2016•Përditësim: 01 prill 2016
ANKARA/RAKKA (AA) - Pavarësisht sulmeve ajrore prej 1.5 viteve nga SHBA-ja dhe të Rusisë të cilat vazhdojnë që prej 5 muajsh, organizata terroriste DAESH ende ka nën kontroll afërsisht gjysmën e Sirisë. Ndërsa burimet energjitike të Sirisë ndodhen pothuajse tërësisht nën kontrollin e organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).
Koalicioni ndërkombëtarë i udhëhequr nga SHBA-ja që nga shtatori i vitit 2014 e deri tani për luftën kundër DAESH-it kryen sulme ajrore ndaj rajoneve nën kontrollin e organizatës. SHBA-ja në të njëjtën kohë vëren në këtë luftë si aleatin më të rëndësishëm PYD-në e cila në Siri është zgjerimi i organizatës terroriste PKK dhe gjithashtu organizatës PYD i jep mbështetje ajrore në sulmet e saj tokësore kundër DAESH-it.
Ndërsa Rusia e cila me arsyen për luftën kundër DAESH-it ndërhyri në Siri tetorin e kaluar, pavarësisht një pjesë të madhe të sulmeve të saj i drejtoi ndaj opozitarëve ajo herë-herë ka qëlluar edhe objektivat e DAESH-it. Kryesisht sulmet ajrore ruse kanë luajtur një rol të rëndësishëm për marrjen e Tedmur-it (Palmirës) nga forcat e regjimit.
Pavarësisht sulmeve të SHBA-së, Rusisë dhe PYD-së është arritur që organizata terroriste DAESH të tërhiqet pjesërisht. Humbjet e organizatës kanë mbetur të kufizuara vetëm me rajonet Sheddadi i cili u mor muajin e kaluar dhe me rajonet Ajn el-Arab, (Kobani), Tel Abjad, Ajn İssa, Suluk në veri të Sirisë. DAESH i cili u zmbraps nga këto pika nga PYD-ja edhe muajin e kaluar humbi disa fshatra në afërsi të rajonit Bab dhe Tedmurin kundër regjimit.