Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në rajon

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të EBA-së u bë thirrje për qetësi për të shmangur pasojat e rrezikshme dhe zhytjen e rajonit në nivele të reja jostabiliteti

Mahmut Geldi  | 19.04.2024 - Përdıtësım : 22.04.2024
Emiratet e Bashkuara Arabe të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në rajon

Istanbul

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se janë të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të EBA-së u bë thirrje për qetësi për të shmangur pasojat e rrezikshme dhe zhytjen e rajonit në nivele të reja jostabiliteti.

"Emiratet e Bashkuara janë jashtëzakonisht të shqetësuara për tensionet e vazhdueshme në rajon dhe kërkohet që të gjenden zgjidhje radikale për krizat dhe konfliktet aktuale në rajon", thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes kanaleve diplomatike dhe nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së është kërkuar të forcojë paqen dhe besimin ndërkombëtar duke zgjidhur konfliktet rajonale, sipas përgjegjësisë së tij.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın