Sümeyye Dilara Dinçer
13 Nëntor 2023•Përditësim: 14 Nëntor 2023
Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dhabi do të organizojë Kongresin Global të Medias nga 14-16 nëntor, raporton Anadolu.
Kongresi, i cili do të organizohet së bashku me Kompaninë Kombëtare të Ekspozitave të Abu Dhabit dhe Agjencia e Lajmeve të Emirateve (WAM), do të bashkojë gazetarë, drejtues mediash dhe ekspertë nga e gjithë bota në edicionin e të dytë këtij viti, sipas faqes zyrtare të Kongresit.
Në Qendrën Kombëtare të Ekspozitës në Abu Dhabi, Kongresi do të eksplorojë tema të ndryshme, përfshirë teknologjitë dixhitale dhe inteligjencën artificiale nën temën "Formimi i së ardhmes së sektorit të medias".
Kongresi do të fokusohet në katër tema kryesore: qëndrueshmëria, inovacioni dhe teknologjitë në zhvillim në sektorin e medias, mediat sportive dhe e ardhmja e rinisë, arsimit dhe medias.