Gamze Türkoğlu Oğuz
07 Prill 2019•Përditësim: 08 Prill 2019
Gjuetari i paligjshëm i rinoçerontëve në Republikën e Afrikës së Jugut (RAJ), fillimish u shtyp nga një elefant dhe më pas e shqyen luanët, transmeton Anadolu Agency (AA).
BBC raporton se rasti ka ndodhur në Parkun Kombëtar Kruger.
Pjesëtarët tjerë të grupit të martën njoftuan familjen e viktimës se ishte shtypur nga elefanti. U njoftuan organet kompetente pas së cilës filluan kërkimet për trupin.
Punonjësit e Parkut Kombëtar Kruger pas dy ditë kërkimesh gjetën rrobat dhe kafkën e gjuetarit të paligjshëm. Më vonë u konstatua se atë e kishin shqyer luanët.
Drejtoria e Parkut Kombëtar Kruger i shprehu ngushëllime familjes, duke i dhuruar një doracak ku shkruhet se "hyrja në park paraqet një rrezik shumë të madh".