Bota

El Salvador dëbon diplomatët e Venezuelës

Presidenti Nayib Bukele thotë se El Salvador nuk e njeh qeverinë e Maduros, por liderin e vetëshpallur Juan Guaido

Beyza Binnur Dönmez  | 04.11.2019 - Përdıtësım : 05.11.2019
El Salvador dëbon diplomatët e Venezuelës

Ankara

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se ai nuk e njeh qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe ka urdhëruar dëbimin e diplomatëve të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata e presidentit Bukele përmes një kumtese zyrtarisht ka njohur liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të Venezuelës.

Bukele u ka dhënë diplomatëve të Venezuelës afat prej 48 orëve që të lëshojnë vendin.

Presidenti tha se vendimi është marrë në përputhje me rezolutën e miratuar nga Organizata e Shteteve Amerikane më 28 gusht, e cila mbështet raportin e Komisionerit të Lartë të OKB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ku thuhet se qeveria e Maduros "shkel të drejtat e njeriut".

Ambasadori amerikan në El Salvador, Ronald Johnson, përmes një postimi në Twitter përshëndeti vendimin e Bukeles, ndërsa Guaido e falënderoi për mbështetjen.

Maduro humbi edhe një aleat në kontinent pasi Bukele, i cili ndjek politikë të afërt me politikën amerikane, fitoi zgjedhjet presidenciale me 54 për qind të votave në muajin shkurt.

El Salvador gjithashtu bashkëpunon me Washingtonin për të zvogëluar fluksin e migrantëve me nënshkrimin e marrëveshjes së vendit të tretë të sigurt në muajin shtator.

Marrëveshja e vendit të tretë të sigurt detyron migrantët e Amerikës Qendrore të kërkojnë azil në vendin e nënshkruar dhe të përpunohen në atë vend përpara se të mund të kërkojnë azil në SHBA, edhe pse sipas ligjeve amerikane migrantëve u lejohet të kërkojnë azil brenda në SHBA ose në portet zyrtare të hyrjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.