Bota

Egjipt, vriten 32 ekstremistë në Sinaj

"Operacionet në ditët e fundit kanë çuar në eliminimin e 32 ekstremistëve të armatosur në dy incidente të ndara në pjesën veriore dhe qendrore të Sinait", bëri të ditur ushtria

Mahmoud Barakat  | 21.06.2018 - Përdıtësım : 21.06.2018
Egjipt, vriten 32 ekstremistë në Sinaj

Kajro

KAJRO (AA) – Të paktën 32 militantë raportohet të jenë vrarë në një operacion të gjerë sigurie të kryer nga ushtria egjiptiane në verilindje të Gadishullit të Sinait, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Operacionet në ditët e fundit kanë çuar në eliminimin e 32 ekstremistëve të armatosur në dy incidente të ndara në pjesën veriore dhe qendrore të Sinait", bëri të ditur ushtria në një deklaratë pa dhënë detaje të mëtejshme.

Që nga shkurti, ushtria egjiptiane ka kryer operacione të gjera kundër militantëve me bazë në Sinaj, të cilët dyshohen për kryerjen e një sërë sulmesh.

Sipas shifrave të ushtrisë, 318 militantë dhe 37 ushtarakë janë vrarë deri më tani në operacionet, të cilat ende vazhdojnë.

Gadishulli i Sinait ka mbetur epiqendra e një rebelimi militant që nga mesi i vitit 2013, kur Mohamed Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë të demokratike në Egjipt, u përmbys në një grusht shteti të përgjakshëm ushtarak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın