Halime Afra Aksoy
02 maj 2022•Përditësim: 02 maj 2022
Egjiptianët falen Fitër Bajramin në xhamitë e mëdha në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shumë egjiptianë, burra, gra, të rinj e të moshuar u mblodhën nëpër xhami për faljen e namazit të Bajramit.
Festimet e Bajramit, në të cilat marrin pjesë veçanërisht fëmijët, sollën momente të gëzueshme.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare egjiptiane MENA, presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, fali namazin e Bajramit në xhaminë Marshall Husein Tantavi në kryeqytetin Kajro.