Aydoğan Kalabalık
13 dhjetor 2020•Përditësim: 14 dhjetor 2020
Në Egjipt është arrestuar, Hatem Abdel Latif, ministri i Transportit në periudhën e presidentit të parë të zgjedhur me rrugë demokratike, Mohamed Morsi i cili u përmbys nga detyra me një grusht ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave lokale, mësohet se forcat egjiptiane të sigurisë kanë arrestuar në shtëpinë e tij në lindje të Kajros, Abdel Latif një prej ministrave në periudhën e Morsit.
Në lajmet e bazuara në burime të sigurisë thuhet se Prokuroria egjiptiane ka akuzuar Abdel Latif për "anëtarësim në organizatë të paligjshme".
Abdel Latif në periudhën e Morsit ka ushtruar detyrën e ministrit të Transportit në qeverinë me kryeministër Hisham Qandil.
Javën e kaluar në Egjipt u mor vendimi për mbajtjen në paraburgim 15 ditorë të Khaled Azhari, ministrin e Punës në periudhën e Morsit në kuadër të një padie të ngritur me akuzën "financim të terrorizmit dhe anëtarësim në organizatë të paligjshme".