Mahmut Atanur
17 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Ishulli Lombok në Indonezi është tronditur nga dy tërmete të njëpasnjëshme të dielën, me magnitudë prej 5.8 dhe 5.2 ballësh sipas Rihterit, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia indoneziane për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë (BMKG) tha se tërmetet janë regjistruar në një interval prej dy minutash, duke shtuar se tërmeti i parë ka qenë i një magnitude 5.8 ballë sipas Rihterit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Pas kësaj, në veri-perëndim të Lombokut është regjistruar tërmeti i dy, i cili ka qenë me një magnitudë 5.2 ballë sipas Rihterit në një thellësi prej 11 kilometrash.
Informacionet e para nuk flasin për viktima, ndërkohë që akoma nuk ka një alarm për cunami.
Kujtojmë se në tërmetet me 6.3, 6.9 dhe 7.0 gradë sipas Rihterit që goditën ishullin Lombok në korrik dhe gusht të vitit të kaluar, 563 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 450.000 vuajtën pasojat e tërmetit.