Bota

Dy të vdekur nga përmbytjet e rënda në Greqi

Vendi është goditur nga reshje të rrëmbyeshme shiu, stuhi, erëra të forta dhe reshje bore

İlayda Çakırtekin  | 22.01.2026 - Përdıtësım : 22.01.2026
Dy të vdekur nga përmbytjet e rënda në Greqi Foto: Costas Baltas / AA

Stamboll

Dy persona humbën jetën të mërkurën në Greqi, pasi reshjet e rrëmbyeshme të shiut, erërat me forcë stuhie dhe reshjet e borës goditën pjesën më të madhe të vendit, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës "Kathimerini", një grua 56-vjeçare humbi jetën në jug të Athinës pasi u godit nga një automjet që ishte rrëmbyer nga ujërat e përmbytjes.

Më herët, një oficer 53-vjeçar i rojes bregdetare vdiq gjithashtu pasi u rrëmbye nga një dallgë e fortë në pjesën lindore të Peloponezit.

Greqia është përfshirë nga reshje intensive shiu, stuhi, erëra të forta dhe reshje bore që nga mëngjesi i së mërkurës ndërsa situata ekstreme e motit pritet të vazhdojë edhe sot.

Gjashtë rajone janë vendosur në gjendje mobilizimi ndërsa disa banesa janë evakuuar në të gjithë vendin si masë paraprake.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın