Mehmet Özay
03 Tetor 2016•Përditësim: 03 Tetor 2016
XHAKARTË (AA) – Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka reaguar ndaj kritikave të SHBA-ve në lidhje me të drejtat e njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në faqen e internetit “Politics”, Duterte ka kritikuar qëndrimin e qeverisë amerikane kundër politikave që i ka ndjekur që nga dita e ardhjes së tij në detyrë më 30 qershor. "Gjithkush po sulmon nga të dyja anët. SHBA-të i mendoja si miq, megjithatë, qeveria amerikane po na kritikon pa i analizuar politikat tona”, është shprehur Duterte.