Zehra Ulucak
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
MANILA (AA) – Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte deklaroi se përskaj operacioneve ushtarake që zhvillohen në qytetin Marawi, që është nën rrethim të grupit Maute, i lidhur me organizatën terroriste DEASH, ende nuk janë kapur liderët e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Duterte në letrën e Kongresit filipinas theksoi se në Marawi në masë të madhe është vendosur kontroll dhe janë vrarë qindra militantë.
Presidenti filipinas shtoi se “mosbindja edhe më tej zgjat dhe ka edhe shumë për t’u bërë në këtë çështje”.
Në njoftimin e ushtrisë theksohet se rreth 90 militantë janë arratisur nga Marawi.
Duterte më herët deklaroi se në bisedë me pjesëtarët e forcave të sigurisë është konstatuar se ndodhitë në qytet nuk do të pushojnë deri në skadimin e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme, andaj kërkoi vazhdimin e saj deri në fund të vitit.