Ekip
25 Nëntor 2020•Përditësim: 25 Nëntor 2020
Dukesha britanike, Meghan Markle ka zbuluar se ajo kishte një abort spontan në korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Meghan e përshkroi përvojën e saj në një opinioni në "New York Times" të mërkurën. Ajo shkroi: "Unë e dija, ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë të lindur, se po humbja të dytin".
Markle dhe burri i saj Princ Harry kanë një djalë, Archie, i lindur në vitin 2019.
Dukesha, 39-vjeçare tha se po tregonte historinë e saj me shpresën për të ndihmuar të tjerët.
"Të humbësh një fëmijë do të thotë të mbash një pikëllim pothuajse të padurueshëm, që e kanë përjetuar shumë, por pak prej tyre kanë folur", shkroi ajo.
Meghan, një aktore amerikane dhe yll i dramës televizive "Suits", u martua me Harry, nipin e Mbretëreshës Elizabeth II, në një ceremoni luksoze në Castle Windsor në maj të vitit 2018. Djali i tyre lindi vitin e ardhshëm.
Në fillim të këtij viti, çifti njoftoi tërheqjen nga detyrat mbretërore dhe zhvendosjen e tyre në Amerikën e Veriut, duke cituar ndërhyrjet e padurueshme dhe qëndrimet raciste të mediave britanike. Kohët e fundit ata blenë një shtëpi në Santa Barbara të Kalifornisë.