Ekip
21 Mars 2018•Përditësim: 21 Mars 2018
YANGON (AA) – Presidenti i Mianmarit Htin Kyaw ka dhënë dorëheqje nga posti, që është zyrtari i parë civil në gjysmë shekullin e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e kabinetit të tij thuhet se presidenti Htin Kyaw ka dhënë dorëheqje sepse më nuk mund të ushtrojë detyrën. Më tej theksohet se i duhet pushim për shkak të gjendjes së brishtë shëndetësore.
I njohur si bashkëpunëtori më i afërt i 'de facto' shefes së shtetit ndërsa zyrtarisht ministres së Jashtme dhe ministre e Presidencës, Aung San Suu Kyi, Htin Kyaw si president i shtetit u zgjodh pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2015, ku korri fitore bindëse Liga Kombëtare për Demokraci (NLD) në krye të së cilës është Suu Kyi.
Në sistemin e komplikuar politik të Mianmarit që është i gërshetuar me ndikim ushtarak, Parlamenti duhet që gjatë shtatë ditëve të ardhshme të emërojë presidentin e ri, ndërsa deri atëherë këtë post do ta ushtrojë nënpresidenti Myint Swe, të cilin në këtë post e ka nominuar ushtria.
Kushtetuta e Mianmarit njihet për nga ingerencat dominuese ushtarake, ndërsa Suu Kyi si një grua nuk mund të zgjidhej për të shërbyer si presidente e shtetit. Analistët besojnë se Htin Kyaw ishte krahu i saj i zgjeruar në atë pozitë.
Suu Kyi u emërua ministre e Shtetit dhe punët e Presidencës së Mianmarit, një funksion i sapokrijuar në të cilin ajo kishte një gamë të gjerë të pushtetit dhe 'de facto' përfaqësonte shefin e vendit.
Edhe pse Suu Kyi, sipas Kushtetutës, është ajo që i jep llogari presidentit, në realitet, ka qenë ndryshe, sepse ajo prapa vetes kishte shumicën e NLD-së në Parlament.