Cüneyt Karadağ
06 Tetor 2017•Përditësim: 07 Tetor 2017
BERLIN (AA) - Shtatë persona kanë humbur jetën për shkak të uraganit Xavier, i cili është efektiv në pjesët veriore të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Uragani, i cili ndikon në kryesisht në rajonin e Berlinit dhe Brandenburgut, ka shkaktuar probleme duke paralizuar qarkullimin në rrugët ajrore, tokësore dhe hekurudhore.
Ndërkohë janë pezulluar udhëtimet me tren nga kryeqyteti Berlin të cilat kryhen drejt pjesëve veriore, jugore dhe në lindje të vendit.
Institucioni meteorologjik ka njoftuar se shpejtësia e uraganit Xavier herë pas here arrin në 180 km në orë.
Ndërsa policia ka njoftuar se kanë humbur jetën 4 persona në rajonin Brandenburg, 1 në Hamburg, 1 në Berlin dhe 1 në Mecklenburg-Vorpommern.