Alma Çekovic
04 Gusht 2016•Përditësim: 05 Gusht 2016
WASHINGTON (AA) – Së paku 33 pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane, në mesin e të cilëve edhe një shtatzënë janë infektuar me virusin Zika të cilin e bartin mushkonjat, njoftoi Pentagoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pentagoni bëri të ditur se po bashkëpunon me autoritetet federale, shtetërore dhe lokale për monitorimin e rreziqeve nga virusi Zika për personelin ushtarak dhe civil dhe familjet e tyre.
“Tashmë disa muaj po ndërmarrim hapa proaktivë për të ulur kërcënimin e virusit Zika dhe mushkonjave të tjera të sëmundjeve të transmetueshme në pjesën kontinentale të SHBA-ve dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.