İlayda Çakırtekin
02 Dhjetor 2025•Përditësim: 02 Dhjetor 2025
Dhjetëra mijëra njerëz pa sigurim shëndetësor në Holandë shpesh nuk marrin kujdes të mjaftueshëm mjekësor kur është e nevojshme, tha sot Inspektorati i Shëndetit dhe Kujdesit për të Rinjtë (IGJ) i Ministrisë Holandeze të Shëndetësisë, transmeton Anadolu.
IGJ tha se numri i saktë mbetet i panjohur dhe se personat e pastrehë të pasiguruar, punëtorët migrantë dhe ata pa leje qëndrimi mund jenë rreth 100 mijë individë.
"Personat e pasiguruar shpesh nuk janë të vetëdijshëm se kanë të drejtë për kujdes thelbësor. Shpesh nuk dinë se ku të drejtohen", thuhet në deklaratë.
"Njerëzit pa sigurim shëndetësor duhet të marrin kujdes mjekësor. Jo të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetësor janë të vetëdijshëm për këtë ose dinë si të faturojnë për trajtimin e individëve të pasiguruar", tha IGJ.
"Inspektorati këshillon ofruesit e kujdesit shëndetësor të sigurohen që i gjithë stafi i tyre të kuptojnë se individët e pasiguruar kanë të drejtë për kujdes të nevojshëm mjekësor", thuhet më tej.