Bota

Deputeti kurd në Irak: PKK mbledh haraç nga populli

"PKK mbledh haraç nga populli. Madje në disa rajone ka formuar administrata ku sundon"

Heman Hussein Yaseen   | 30.07.2020
Deputeti kurd në Irak: PKK mbledh haraç nga populli

Stamboll

Deputeti dhe zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) në Administratën Rajonale Kurde (ARK), Peshawa Hawrami, tha se organizata terroriste PKK është duke marrë haraç nga rajonet kufitare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për mediat lokale, Hawrami tha se në seancën parlamentare të 28 korrikut kanë trajtuar operacionin e Turqisë ndaj PKK-së në rajonet kufitare dhe gjendjen e civilëve që jetojnë atje.

Ai tregoi se një delegacion parlamentar ka zhvilluar hetime në rajonet kufitare, duke shtuar se si rezultat i përleshjeve për shkak të pranisë së PKK-së 500 fshatra janë dëmtuar.

"PKK mbledh haraç nga populli. Madje në disa rajone ka formuar administrata ku sundon", u shpreh ai.

Hawrami theksoi se shkaku i vetëm që Turqia zhvillon operacion në pjesët e brendshme të ARK-së është prania e PKK-së.

"PKK të mos ishte në ato rajone, ndoshta mijëra turistë do të vizitonin ato vende dhe do lindte mundësia e punësimit për shumë njerëz tanë", tha deputeti kurd.

Ai tregoi se në parlament është theksuar që PKK të lirojë të gjitha rajonet që i mban nën kontroll në ARK.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın